Flash News

KRYESORE

Qeveria i bën dhuratë Safet Gjicit stadium më të shtrenjtë se ‘Elbasan Arena’

Qeveria i bën dhuratë Safet Gjicit stadium më të

Ekipi i Kukësit është një tjetër skuadër së cilës do t’i rikonstruktohet stadiumi me një kosto, që arrin deri në 5,1 milionë euro me 6500 stola, ku 2.6 milionë euro do të ofrohen nga qeveria shqiptare ndërsa pjesa tjetër nga Federata e Futbollit.

Përveç fakti se punimet do nisin para zgjedhjeve lokale, ku presidenti i klubit, Safet Gjici, flitet se është një kandidat për bashkinë e qytetit, bën përshtypje se kostoja e rikonstruktimit të impiantit është më e lartë se ajo e ‘Elbasan Arenas’.

Në bazë të përllogaritjeve, një stol në stadiumin e Kukësit do të kushtojë rreth 770 euro, ndërsa në ‘Elbasan Arena’, i cili ka kushtuar rreth 4 milion euro me 12 mijë vende, kostoja e një ulësje llogaritet të ketë qenë rreth 330 euro.

Të fundit