Flash News

KRYESORE

Rama: E pres Albinin për t’u takuar, kam një propozim për një ministri

Rama: E pres Albinin për t’u takuar, kam një propozim për

Kryeministri Edi Rama e pret me shumë kënaqësi një takim me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes që pret të marrë detyrën e kryeministrit në Kosovë. Rama e pranoi se midis Shqipërisë dhe Kosovës ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e dy qeverive. Ai shtoi e duhet shkuar përtej marrëveshjeve të kryera.

“Sa i përket Albin Kurtit do takohemi në ditët në vijim. E pres me shumë kënaqësi, e kam ndjekur në prononcimet e tij. Biem dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re ën raport me marrëdhënien mes dy qeverive e në raport me marrëveshjet e bëra. Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra. Shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqet që nuk i bëmë me qeverinë e mëparshme, që nuk arriti të bëjë më shumë.”

Kam një propozim për të bërë, një ide për të krijuar një ministri të Shtetit nga të dyja anët. Ministri i Shqipërisë për Kosovën, apo Ministri i Kosovës për Shqipërinë. Kjo për të pasur një pikë referimi institucionale që merret çdo ditë me procesin e bashkëpunimit, me ndjekjen e marrëveshjeve dhe me çfarë duhet bërë më tutje. Me shumë kënaqësi do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit, që tani nga poezia e opozitës do të kalojë në prozën e qeverisjes.”, tha Rama në konferencë për shtyp.

Ai më pas u ndal dhe te debatet që krijoi në Kosovë Shengeni ballkanik?

“Do të varet nga qeveria në Kosovë. Takimi i radhës është në 10 nëntor në Ohër. Nuk e di nëse do të krijohet dot qeveria deri në 10 nëntor. Albioni e ka thënë qartë, që Kosova të jetë në të gjitha këto formate. Nuk është firmosur asnjë marrëveshje. Është bërë një deklaratë e përbashkët bazuar në 4 liritë e BE-së. Nisma nuk është ekskluzive, por është gjithëpërfshirëse. Do të ishte gabim tani që ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen evropiane.

Të fundit