Flash News

KRYESORE

Rama replikon me komentuesin nga Shkodra: Pijëtar i rraskapitur dhe analfabet

Kryeministri  Edi Rama ka replikuar me komentuesit në Facebook, siç e bën shpesh herë, dhe kësaj radhe i është drejtuar një komentuesi nga Shkodra, të cilin e quan pijëtar të rraskapitur dhe analfabet, duke i kërkuar që krenarinë për Shkodren ta tregoje duke u sjellë si qytetar.

Komentuesi: Ala i besoni ketuj mashtrusi.

Rama: Alfred, gjynah per ty qe s'ke me kujt i beson dhe shan sikur je mbas shtate dopiosh ne klubin e katundit! Gjynah se je edhe prej Shkodres se Luigj Gurakuqit e Gjergj Fishtes...

Komentuesi: Un nuk merrem me drogagji si puna jote, jam krenar qi jam prej Shkodret

Rama: Krenarine per Shkodren Alfred, tregoje duke u sjelle si qytetar jo si pijetar i rraskapitur nga alkooli qe s'di se cfare flet dhe mesoje ta shkruash gjuhen amtare jo ta perdhunosh me gabime prej analfabetesh.

Ndërkohë në një tjetër koment, Rama  i është drejtuar një prindi, i cili i thotë që vajza e tij e pelqen Ramen sepse e sheh çdo të diel në Portokalli. Sa duket kjo shaka nuk i ka pelqyer Ramës edhe pse komentuesi duket që mban anën e tij.

Komentuesi: Me thote vajza 6 vjecare, o ba ke do votosh? Nuk e di i them, per ke do doje ti? Per Edi Ramen me tha. Pse ta votoj Edi Ramen e pyes? Sepse ai del te portokallia dhe na ben te qeshim, mu pergjigj. 

Rama: Vajza 6 vjecare nuk e thote dot kete sepse nuk eshte me humor te lodhur si prindi i saj. Keshtu qe mos e perdor vajzen per te bere humor, po mendo per te ardhmen e saj kur voton!

Komente të tjera të Kryeministrit Rama:

Të fundit