Flash News

KRYESORE

Reali mendon goditjen e vitit, PSG i bllokon gjithçka!

Reali mendon goditjen e vitit, PSG i bllokon gjithçka!

Real Madridi po mendon që të afrojë Kylian Mbappenë në merkaton e verës. Palët kishin arratiur një akord paraprak, por gjithçka u prish me shtyrjen e Euro2020.

Spanjollët kanë folur me sulmuesin e PSG-së dhe ky i fundit i kishte thënë se do t'i kthente përgjigje pas Euro2020. UEFA vendosi që të shtynte këtë kompeticion dhe kësisoj Reali mbeti pa përgjigje.

Mbappe me shumë mundësi do të rinovojë me PSG-në, pasi drejtuesit e klubit kampion të Francës janë gati t'i ofrojnë një shifër ekstreme prej 50 milionë eurosh në sezon duke e bërë lojtarin më të paguar në botë.

Të fundit