Flash News

KRYESORE

Reja: Turqit janë perfektë, i kam studiuar të gjithë

Reja: Turqit janë perfektë, i kam studiuar të gjithë

Edi Reja sot u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së kombëtares shqiptare kundër Turqisë. Ai theksoi se ndaj turqve duhet përqendrim maksimal, sepse janë perfektë.

“Grupi i ri tani mendoj se funksionon natyrshëm. Ne po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Calhanoglun e njoh, pasi jam italian dhe e ndjek rregullisht Serinë A. Duhet të jemi në maksimumin e potencialit tonë dhe ta shprehim në fushën e lojës. Nëse nuk jemi në 100%, do e humbim ndeshjen. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz".

“E kam studiuar skuadrën turke, e njoh mirë, sepse kam ndjekur ndeshjet e saj. Ka fituar kundër Francës dhe ka treguar një lojë shumë të mirë. Ne duhet të jemi të vendosur mirë në çdo repart, sepse Turqia është ekip i fortë, me lojtarë perfektë. Duhet të jemi 100% të fokusuar. Kam besim se do të shprehim mirë veten”.

Të fundit