Flash News

KRYESORE

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon vend, Kosova ngjitet një pozicion

Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicion, vazhdon që të mbajë vendin e e 64-t, me 1372 pikë, 10 më shumë se sa kishte në renditjen e kaluar, në bazë të renditjes së bërë nga FIFA< pas ndeshjeve të shtatorit.

Kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje, një me Francën që e humbën me rezultatin 4-0 dhe me Islandën që e fituam 4-2 në Elbasan. Gjithsesi këto rezultate nuk kanë sjellë asnjë ndikim në renditje.

Ndërkohë, që renditja e ka gjetur më mirë Kosovën. “Dardanët” janë ngjitur një pozicion duke shkuar në vendin e 119, pas fitores me Çekinë 2-1 në Prishtinë dhe humbjes 5-3 në Britani me Anglinë.

Por suksesi i tyre u vu në dukje edhe nga FIFA, që e konsideroi pozicionin më të fundit, si rekord të dardanëve.

Kosova ka grumbulluar 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen e mëparshme. Belgjika kryeson renditjen botërore, me 1752 pikë. Në vend të dytë është Franca, që ngjiti një pozicion ndërsa Brazili zbret në vendin e tretë. Anglia renditet e katërta, e pas saj Portugalia.

Të fundit