Flash News

KRYESORE

Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID në Kosovë, 15 pacientë humbin jetën, 218 raste të reja

Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID në Kosovë, 15

Vazhdon të jetë e rënduar situata pandemikë në Kosovë, teksa sot janë regjitruar 15 viktima dhe 218 raste të reja.

Me rastet e fundit, numri i vdekjeve që nga nga fillimi i pandemisë ka arritur në 284 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë raporton se 156 persona janë shëruar, ndërkohë në total që nga fillimi i pandemisë rezultojnë 9.492 persona të infektuar.

Më tej theksohet se rastet e reja janë regjistruar në: “Komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”.

Të fundit