
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Marsel Lela
Puna e ndërtuar mbi frymën e së mirës së përbashkët, që nëpërmjet valëve të afrojnë njeriun me Zotin, e të ushqejnë shpirtin e besimtarëve, për t’i bërë ata më të virtytshëm. Ky është misioni i radiove fetare nëse do na duhej ta përkufizonim me një fjali të vetme.
Në Shqipëri janë katër komunitete fetare që kanë radiot e tyre: ‘Radio Maria’ e komunitetit katolik, ‘Radio 7’ e komunitetit ungjillor, ‘Radio Ngjallja’ e komunitetit ortodoks dhe ‘Radio Spectrum’ e komunitetit musliman. Është gjithashtu edhe ‘Radio Dodona’ e komunitetit bektashi, por ajo nuk i ka nisur akoma transmetimet. Ndër këto radio, vetëm tri prej tyre janë komunitare, ajo e komunitetit katolik, ortodoks dhe musliman. ‘Radio 7’ e ungjillorëve është liçensuar si media gjeneraliste.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit nuk ekziston një ligj që të rregullojë transmetimet e mediave të komuniteteve, përveç Shqipërisë. P.sh, në Maqedoninë e Veriut, komunitetet fetare atje nuk kanë të drejtë të kenë radiot e tyre. As në Kosovë, asnjë prej komuniteteve fetare nuk kanë të drejtë të kenë mediat e tyre, pasi trajtohen njësoj si partitë politike, të cilat nuk mund të kenë liçensë transmetimi audiovizive.
Radio 7, media e 'lajmit të mirë'
Rrugëtimi, herët në mëngjes, drejt fshatit Prush, pak kilometra nga kryeqyteti bëhet përmes një ore me trafik të rënduar, pasi njerëzit nisen për në punë ose çojnë fëmijët në shkollë.
Pjesën e mbetur të rrugës, nga stacioni i fundit tek mjediset e ‘Media 7’ e bëj me këmbë për të shijuar pak ajër të pastër dhe qetësi që të ofron fshati. Te ‘Media 7’ më pret Besmir Meçollari, gazetar dhe moderator i disa prej programeve në radio dhe televizion; ungjillorët përveç radios kanë edhe TV. E veçanta tjetër është se nuk janë të liçensuar si media fetare, por si gjeneraliste, edhe pse tharmi që mbrun produktet e tyre mediatike është Bibla.
Me një 'qetësi ungjillore' dhe dialekt melodioz korçar Besi më shpjegon se qëllimi kryesor i të qenit një media gjeneraliste është përçimi i shpresës te shqiptarët me anë të një programacioni të gjerë, që të ngjallë ineres jo vetëm për komunitetin ungjillor.
“Qëllimi kryesor është të jemi një media gjeneraliste, sepse ajo që kemi vënë re është që njerëzit, sidomos në Shqipëri, kanë nevojë për shpresë. Misioni që prej fillimit i ‘Media 7’ dhe i ‘Radio 7’ në veçanti, që në vitin 2002 kur është themeluar, ka qenë të përcjellë shpresë te njerëzit përmes lajmit të Ungjillit të Jezus Krishtit”.
Me krenari, aq sa mund t’i lejohet një të krishteri, Meçollari tregon se mediat e para ungjillore zënë fill në Korçën e fundshekullit të 19-të me familjen Qiriazi. “Pak kush e di që Gjerasimi bashkë me të motrat kanë qenë ungjillorë dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e ungjillit me botimet e tyre”, tregon ai.
‘Media 7’ ka një programacion gjithpërfshirës që synon përtej një audience të besimit ungjillor. Por të gjitha këto jepen nën një këndvështrim biblik që, sipas Meçollarit, është themeli dhe udhërrëfyesi i kësaj medie.
Një ndër gjërat që dëgjuesit e ‘Radio 7’ pëlqejnë më shumë është muzika bashkëkohore e krishterë. “Nuk ka muzikë vetëm me ‘haleluja’, siç pargjykojnë njerëzit”, thotë me shaka Besi.
Radio 7 transmeton në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë, si dhe në Kosovë. Ka edhe radio të tjera të ngritura me kontributin e ungjillorëve në Shqipëri, siç është Radio Emanuel ne Korçë, Radio Alfa&Omega në Tiranë, si dhe Radio Logos në zonën e Pogradecit.
TV7 ka dy vjet që është hapur dhe Besi na shpjegon se kjo erdhi si dëshirë e dëgjuesve të ‘Radio 7’ për të parë edhe materiale video. ‘TV 7’ ndiqet në Tring IPTV dhe në Kosovë përmes platformës Ipko.
Në lidhje me bashkëpunimin mes stafit që përbëhet nga rreth 20 vetë, Besi thotë se në ‘Radio 7’ nuk e shohin njëri-tjetrin si rivalë, nuk ka brryla, siç mund të ketë në mediat e tjera, ku duhet të jesh shumë i ashpër që të çash përpara.
“Ne e kemi të qartë misionin dhe punën secili e ka të përcaktuar, ndaj punojnë të gjithë nëpër vendet e veta për realizimin e misionit; t'u japim njerëzve lajmin e mirë të Jezus Krishtit.”
Maria, radio që lutet
Pas Prushit marr rrugën drejt një tjetër zone jashtë Tiranës, në Babrru, aty ku ka qendrën ‘Radio Maria’. Ajo është e vetmja radio e komunitetit katolik në Shqipëri. Puna për ngritjen e kësaj radio ka nisur që në vitin 1990 pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, por transmetimet e saj kanë nisur vetëm më 19 korrik 2003. Ajo bën pjesë në grupin e familjes botërore të Radio Marisë që është përhapur në më shumë se 104 vende të botës.
Në mjediset e radios më pret Dom Prek Lazraj, drejtori i ‘Radio Marias’. Një burrë rreth të gjashtëdhjetave (ashtu më duket të paktën) me flokë të bardha që ia shtojnë fisnikërinë pamjes së tij të qetë prej prifti, dhe me dy sy të mprehtë pas xhamave të syzeve, shenjë e urtësisë. Me zë të shtruar dhe theks të qashtër geg, don Preka më ofron me përzemërsi diçka për të pirë, ndërsa më mirëpret në zyrën. Biseda nis rreth idesë së themelimit të Radio Marias, që sipas don Lazrit ka ardhur si një dëshirë e Imzot Anxhelo Masafrës, arqipeshkv metropolit i Shkodrës.
“Në fillim ka qenë e vështirë sepse është dashur që në kishën katolike në Shqipëri gjithçka të nisë nga fillimi dhe atëhere as nuk mendohej se do të kishte një media të tillë”, rrëfen dom Preka.
Në gjuhën italiane ‘Radio Maria’ dëgjohej në Shkodër, në Tiranë dhe në Elbasan që nga viti 1995. Ndërsa sot ‘Radio Maria’ ka një shtrirje shumë të gjerë në Shqipëri, duke përfshirë pjesën më të madhe të zonave veriore, Tiranën e deri në Vlorë.
“Misioni i Radio Marisë është që jetën e krishterë t’ua ofrojë të gjithë besimtarëve, të cilët, duke përcjellë radion të jetojnë jetën e krishterë në realitetin më të thjeshtë të tyre. Dmth, në Radio Marinë kemi shumë lutje ashtu si Kisha Katolike kërkon që të krishterët të luten, prej mëngjesit e deri në mbrëmje. Natyrisht, ne nuk insistojmë që dëgjuesit të rrinë 24 orë me Radio Marinë, por ata zgjedhin oraret e tyre për t’i bërë lutjet”.
Dom Prek Lazraj tregon se ‘Radio Marinë’ e përcjellin shumë të sëmurët, sepse ata janë 'të lidhur me shtratin' dhe pak a shumë nuk e fikin kurrë. Por kemi shumë raste, thotë ai, jo vetëm të priftërinjve, që ‘Radio Maria’ nuk fiket në asnjë shtëpi.
Për sa i përket mbështetjes financiare, Radio Maria është e vetmja media në Shqipëri që mbështetet nga dëgjuesit. Ai sqaron se në çështjet e financave ndihma e vetmje janë dhuratat që u dërgojnë dëgjuesit dhe puna vullnetare. Një tjetër veçanti është se ‘Radio Marinë’ nuk e ndihmojnë vetëm të krishterët, por edhe muslimanë dhe ortodoksë.
Dom Preka shpjegon se kanë një bashkëpunim të mirë mes Radio Spectrum të komunitetit musliman dhe asaj Ngjallja të komunitetit ortodoks.
“Kemi takime të vazhdueshme, shkojmë te njëri-tjetri. Përpiqemi t'i bashkëndajmë të gjitha sfidat sepse i kemi të përbashkëta, të mirat dhe të këqijat.”
Ai më shoqëron nëpër mjediset e radios që janë në katin e dytë. Ikonat nëpër mure dhe fotografitë e Papa Françeskut, apo Fishtës të shoqërojnë nëpër korridoret e mbushura me qetësi kishtare. Nëpër studiot e regjistrimit nuk ka njeri. Jemi vetëm unë, dom Preka dhe një burrë tjetër që mesa duket shërben aty.
Në radio Maria nuk ka hapësirë për këngë. Kënga është vetëm për të plotësuar ato momente kur nuk flitet. 30 përqind e programit është e përbërë nga lutja, ndërsa pjesa tjetër e tyre janë programe të tjera që i shërbejnë komunitetit.
Në lidhje me audiencën, dom Preka thotë se radion e dëgjojnë më tepër të vjetrit, të cilët janë të lidhur me shtëpinë. “Janë nënat me fëmijë, të cilat janë dëgjuese të vazhdueshme të Radio Marisë. Mirëpo në orare të caktuara kemi emisione për fëmijë që janë shumë të ndjekura.”
Në lidhje me gazetarët që punojnë me kohë të plotë, ata janë gjithsej nëntë vetë. “Nuk kemi gazetarë në kuptimin e mirëfilltë”, thotë ai, “fillojmë pa qenë gazetar por përpiqemi të bëhemi gazetar në Radio Maria.”
Spectrum, pasioni për të kontribuar
Në katin e tretë të Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zyrat ‘Radio Spectrum’, por është e xhuma (e premte), ditë pushimi për muslimanët dhe nuk gjej njeri aty, përveç Gentjanës, spikere në radio. Gjej të njëjtën mirësjellje si te radiot e tjera dhe të njëjtin përkujdes për të më ndihmuar. Ajo më lidh me kreun e ‘Radio Spectrum’, Agron Hoxha dhe për shkak se e ka të pamundur të vijë në radio, e lëmë që inervistën ta bëjmë në një prej bareve të Tiranës.
Hoxha më tregon se Spectrum, e themeluar në vitin 2014 (më e reja ndër radiot komunitare), është radio e vetme zyrtare e komunitetit musliman në Shqipëri. Në programacionin që kjo radio përzgjedh për të tërhequr dëgjuesit 40 përqind është me karakter fetar, 30 përqind me karakter social dhe 30 përqind me karakter edukativ. Nuk mungon gjithashtu as pjesa informative.
“Kujdesemi që t’i japim hapësirë të tre komponenteve, edukimit, argëtimit dhe informimit. Misioni i radio Spectrum nuk është i ndryshëm nga ç’duhet të jetë misioni i radiove të tjera: të edukojë, të informojë e njëkohësisht të argëtojë dëgjuesit e saj”, thotë Hoxha.
Emisionet e ‘Radio Spectrum’ fillojnë që në mëngjes me përmbledhje të informacioneve të ditës, gazetat, lajmet kryesore që përcjellin jo vetëm media e shkruar, por edhe televizionet e portalet.
Më pas janë emisionet për fëmijë, për të rinj, e në fakt radio Spectrum është konceptuar për të përfshirë të gjithë familjen, “pasi nga fëmijët e deri te të moshuarit mund të dëgjojnë programe ku mund të gjejnë vetveten”.
Për të matur audiencën dhe grupmoshat që ndjekin radio Spectrum përdoren zakonisht rrjetet sociale, dhe duke u bazuar te reagimet aty ndjekësit më të vëmendshëm janë të rinjtë deri në moshën 25 vjeç.
Duke qenë se radiot komunitare janë radio jofitmprurëse, Hoxha sqaron se sfida më e madhe është gjetja e fondeve për t’i mbajtur ato.
“Këto radio janë të përjashtuara nga taksat e liçencës, por kane qera, infrastrukturën teknike etj. Gjithashtu radiot fetare nuk marrin reklama, pasi nuk mund ta shesin kohën e tyre të transmetimit për të siguruar të ardhura dhe janë të detyruara që gjithçka ta sigurojë nëpërmjet fondeve, donacioneve. Donacionet jepen kryesisht nga besimtarët”.
Në ‘Radio Spectrum’ janë shtatë vetë që punojnë me kohë të plotë. Kryesisht janë gazetarë të rinj, por ka edhe spiker profesionistë, si Gentjana Rreshka. “Nuk bëjmë audicione, por zgjedhim ata që na zgjedhin ne, pra që duan të punojnë, të japin kontributin e tyre për pjesën e komunitetit musliman dhe për vendin”, tregon Agron Hoxha.
Për të, po të mos ishte misioni dhe dëshira për të kontribuar as këto radio nuk do të kishin pikë kuptimi. Është pikërisht kjo ndjenjë, vullnet dhe dëshirë për të bërë diçka të mirë që u jep kuptim edhe këtyre radiove.
Radio Ngjallja, zëri i kishës
‘Radio Ngjallja’ 'banon' në katin e dhjetë të një pallati pranë rrethrrotullimit të ‘Zogut të Zi”. Në radio nuk ka njeri përveç një teknikje, e cila të mirëpret në mjediset e zërit zyrtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e ngritur me iniciativën e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit, në vitin 1998. Me gjithë përpjekjet e shumta e kam të pamundur të takohem me At Grigor Pelushin, kreu i ‘Radio Ngjallja’, për shkak të impenjimeve të tij me kishën dhe komunitetin.
Megjithatë, At Grigori më lidh me një nga gazetarët, Esido Barkaj, i cili bëhet guida ime në ‘Ngjallje’. Ai më tregon se kjo radio është e lidhur ngushtë me kishën dhe valët e saj shërbejnë kryesisht për të përçuar te besimtarët zërin e saj përmes emisioneve dhe temave shpirtërore që ajo transmeton gjatë ditës.
“Shume prej besimtarëve e kanë të pamunduar që të ndjekin çdo predikim apo aktivitet që kryhen në Kishat tona, ndaj Radio Ngjallja, është një urë lidhëse mes Fjalës së Perendisë dhe besimtarëve të vendit dhe jo vetëm”, rrëfen gazetari.
Programacioni i ‘Radio Ngjallja’ është i larmishëm. Ai nis me transmetimin e Shërbesave të Shenjta, në mëngjes ashtu dhe në darkë si dhe Liturgjive Hyjnore. Gjithashtu transmetohen emisione live ku janë të ftuar klerikë dhe teologë që flasin për tema shpirtërore dhe problem sociale, sipas këndvështrimit të krishterë. Në këto emisione nuk mungojnë as temat sociale. Sa i përket muzikës, në programin e radios përfshihen 'e lehta' dhe ajo klasike. Edicionet informative në Radio Ngjallja kanë gjithashtu karakter kryesisht fetar dhe kulturor.
Grupmoshat që ndjekin valët e ‘Ngjallja’ janë gjithashtu të larmishme, sipas Barkajt.
“Secili nga dëgjuesit mund të gjejë veten në Radion tonë. Fëmijët kryesisht dëgjojnë emisionet e caktuara për ata, si Bibla për fëmijë, ndërsa të rriturit preferojnë emisionet dhe mesazhet shpirtërore që lidhen me shqetësimet e tyre. Por 'preja' më e madhe e dëgjuesve tanë janë të rriturit, përfshirë këtu edhe moshën e tretë.”
Pyetjes se nga ndryshon një media fetare nga një sekulare, ai i përgjigjet se gazetaria në një media fetare është krejt ndryshe nga ajo në një media tjetër. Kjo për faktin se, sipas tij, gazetari në median fetare nuk vuan për kapjen e lajmit të fundit, apo për gjetjen e një titulli bombastik për të thithur audiencë apo klikime, madje shpesh herë duke shkeluar edhe rregullat e gazetarisë, si p.sh., duke prodhuar fake neës, apo duke mos cituar burimin e lajmit.
“Në një media fetare, gazetari duhet të tregohet korrekt dhe i kujdesshëm sepse ai do të bëhet një urë lidhëse mes Kishës dhe besimtarit. Duhet të gjejë atë që kërkon besimtari për të cilin ka nevojë.”
Më tej ai rrëfen se hapësira që zë politika në mediat fetare është zero. Sipas tij, një gazetar i një media fetare nuk duhet të bëjë kompromis me politikën, duke u qëndruar larg deklaratave të saj.
Mbështetja financiare e Radio Ngjallja, është kryepiskopi Anastas dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në radio ‘Ngjallja’ punojnë tre gazetarë, por ka edhe punonjës të tjerë si teknikë apo lexues që janë pjesë e stafit të radios. Gjithashtu në radio vijnë edhe persona të tjerë vullnetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në komunitetin e krishterë duke ndihmuar në emisione të ndryshme.
Në një botë ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë, radiot fetare mbeten një instrument i fuqishëm dhe i domosdoshëm për të përçuar te komunitetet e besimeve të ndryshme, por edhe më tej, mesazhet shpirtërore. Nëse së lashti mesazhi hyjnor përcillej përmes ‘zëdhënësave’ të të Plotfuqishmit, që ishin profetët, dishepujt, apo apostujt, sot një ‘vox clamntis in deserto’ janë edhe valët e radios dhe media vizive.
Të fundit


Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51
Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët
29 Qershor 2025, 13:34
Gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec
29 Qershor 2025, 13:13