Flash News

KRYESORE

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton për akset rrugore ku qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton për akset rrugore ku qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, në rajonin jugor, qarkullimi kryhet me zinxhirë në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj, si dhe në Volare-Erind-Çajup.

Sipas ARRSH, pa zinxhirë qarkullohet në akset e tjera te këtij rajoni si Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër; Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac; Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë dhe në segmentin fundor i rrugës Berat-Gllavë.

“Aksi kryesor Qafë Thanë - Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir”, njoftohet.

Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.

Akset ku rekomandohet të qarkullohen me zinxhir: rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm; Qafë Mali-Fierzë; Qafë Lac –Koman; Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit; Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam;  Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm;  Bajram Curri - Tropojë - Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm; në akset Peshkopi - Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë; Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë.

Në Rajonin Qendror, qarkullohen me zinxhir akset Dajtit, Kruje – Sarisalltik, Lunik – Stebleve. Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

 

Të fundit