Flash News

KRYESORE

Rezultoi sukses vitin e fundit, por ‘Big Brother’ nuk rikthehet në Top Channel

Rezultoi sukses vitin e fundit, por ‘Big Brother’ nuk rikthehet

Big Brother Albania  u rikthye në ekranin e Top Channel pas një mungese 2–vjeçare. Edicioni i nëntë i këtij reality show pati një shikueshmëri të lartë dhe e gjithë struktura e programit ishte ndërtuar në një mënyrë të tillë për ta bërë sa më tërheqës për publikun.

Ky edicion, i cili u përmbyll më 22 qershor u quajt edicioni i dashurisë në të cilin hyn në garë vetëm çifte të krijuar brenda dhe jashtë shtëpisë. Pa frikë mund të themi se ky vit për formatin e patentës “Endemol” ka qenë një nga më të suksesshmit në Shqipëri.

Megjithatë kemi një lajm të keq për të gjithë ndjekësit besnikë të këtij programi. Burime për Blitz.al kanë treguar se Big Brother nuk do të rikthehet vitin që vjen. Nëse shumë prej jush prisnin me padurim sezonin e ardhshëm për një tjetër edicion, atëherë do ju duhet të prisni gjatë pasi Big Brother nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel vitin që vjen. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ndërpreje të përkohshme apo definitive. Me siguri që publikut do i mungojnë puntatat e së shtunës mbrëma të këtij programi.

Adi Krasta largohet nga ‘E Diell’, emision të ri për të sfiduar Ermal Mamaqin

Dy velina të reja në “Fiks Fare”, zhvillohet konkursi në “Top Channel”

Të fundit