Flash News

KRYESORE

Rikthehet Matteo Renzi, ish-kryeministri merr drejtimin e PD: Jo hakmarrje, por një faqe e re

Rikthehet Matteo Renzi, ish-kryeministri merr drejtimin e PD: Jo hakmarrje, por

Matteo Renzi është rikthyer në krye të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve që u organizuan ditën e djeshme në këtë forcë politike. Gati dy milionë anëtarë të PD-së morën pjesë në votime, duke preferuar Renzin si kryetar të tyrin.

Ish-kryeministri i Italisë u votua nga mbi 70% e anëtarëve të partisë, pavarësisht se garë ndodheshin edhe dy kandidatë të tjerë.

“Kjo nuk është një hakmarrje, por kthimi i një faqeje të re”, u shpreh Renzi pas publikimit të rezultateve.

“Të gjithë flasin për populizmin, por kjo nuk është zgjidhja. Askush nuk duhet të ketë frikë nga demokracia dhe zgjedhjet”, tha Renzi, i cili foli edhe për Bashkimin Europian duke sqaruar se PD nuk është kundër unionit por kërkon “një BE ndryshe, më të mirë nga kjo që është sot”.

Renzi u dorëhoq si kryeministër dhe si kryetar partie pas humbjes në referendumin që kërkonte ndryshimin e Kushtetutës. Në krye të qeverisë u vendos Paolo Gentilioni, i cili pritet të zëvendësohet nga Renzi nëse PD fiton zgjedhjet në Itali.

Të fundit