Flash News

KRYESORE

Rusi/ Kundërshtarin e Putinit e marrin me forcë ushtar dhe e çojnë në Arktik

Rusi/ Kundërshtarin e Putinit e marrin me forcë ushtar dhe e

Një nga rivalët opozitarë të presidentit rus Vladimir Putin është marrë ushtar. Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksii Navalny tha sot se njëri prej aleatëve të tij u rekrutua me forcë dhe u dërgua për të shërbyer në një bazë të largët të Arktikut.

Për përkrahësit e tij kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse rrëmbim. Ruslan Shaveddinov, një menaxher i projektit në fondacionin antikorrupsion të Navalny-t, u zhduk të hënën pasi autoritetet hynë në banesën e tij në Moskë dhe çaktivizuan kartën SIM të telefonit të tij.

Të martën, ai u rishfaq në një bazë sekrete të mbrojtjes ajrore në arkipelagun e largët Novaya Zemlya në Oqeanin Arktik.

“Ai është privuar në mënyrë të paligjshme nga liria,” tha Navalny, duke e quajtur 23-vjeçarin një të burgosur politik.

Sipas ushtrisë ruse, Shaveddinov e kishte shmangur rekrutimin për një kohë të gjatë. Meshkujt rusë kanë të drejtë për rekrutim midis moshës 18 dhe 27-vjeç dhe shërbejnë shërbimin ushtarak njëvjeçar.

Sidoqoftë, shumë gjejnë mënyra për ta shmangur këtë në një sistem shumë të korruptuar dhe me të meta. Navalny tha se Shaveddinov nuk mund të rekrutohet për shkak të gjendjes shëndetësore, por ai u rekrutua me forcë.

Të fundit