Flash News

KRYESORE

Salianji denoncon me video: Forcat Operacionale përgjojnë Lulzim Bashën

Salianji denoncon me video: Forcat Operacionale përgjojnë Lulzim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në emisionin ‘Open’, ka zbuluar detaje nga fashikujt e dosjeve ku akuzohet për kallëzim të rremë. Në dosje, sipas pretendimeve të Salianjit, ka materiale video që tregojnë se qeveria e kryeministrit Edi Rama monitoron “non-stop” selinë e opozitës, ish-SHQUP-in ku është vendosur prej vitesh Partia Demokratike.

“Nëse do të kishte Prokurori, atëherë do të niste menjëherë hetimet”, deklaroi Salianji në studio për materialet që tha se janë publikuar më herët dhe nuk përbëjnë sekret hetimor.

Për videon, që sipas tij vërteton mbikëqyrjen ambientale të selisë së demokratëve, Salianji thotë se gjithçka bëhet nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit.

“Superdosjet” për të cilat është diskutuar këtë të hënë në “Open” ishin ato me numrat “339” dhe “184”, e para e bërë e famshme prej përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me bandën e Avdylajve; ndërsa e dyta me hetimet që nisën për çështjen e blerjes së votës pas zgjedhjeve në Dibër, që u mbajtën pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

https://www.youtube.com/watch?v=Vpp0cs1Z0P8

Të fundit