Flash News

KRYESORE

Samsung Galaxy Note10 dhe Note10 + prezantohen zyrtarisht edhe në Tiranë

Sot në Tiranë janë prezantuar zyrtarisht dy anëtarët më të ri të Samsung Galaxy: Note10 dhe 10+. Pas lançimit që u bë në Neë York, edhe në Shqipëri janë lançuar dy telefonitë më të reja të cilat sjellin një tjetër dimension. Eventi i prezantimit u mbajt në ambientet e "Hotel Plaza Tirana", ku të ftuarit kishin mundësinë të preknin nga afër fuqinë e një tjetër niveli të këtyre dy pajisjeve inteligjente.

Galaxy Note 10, një linjë e re e smartphone-ve premium që ndërthur dizajnin elegant me elementë të fuqishëm të performancës dhe produktivitetit, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje.

Dhe për të parën herë Galaxy Note vjen në dy madhësi, kështu që konsumatorët mund të zgjedhin atë që u përshtatet atyre më së miri. Galaxy Note10 vjen me fuqinë e S Pen dhe një ekran Cinematic Infinity 6.3 inç, ndërsa Galaxy Note10 + ka ekranin më të madh të serisë - Cinematic Infinity 6.8 inç.

Elion Balla, i cili është Key Account Manager i kategorisë së telefonisë dhe IT, në Samsung Electronics, në Shqipëri, u shpreh duke thënë se:

 “Kjo mrekulli e vogël teknologjike që mbaj në dorë, me të cilën do të njihemi më mirë sot, është rezultat i shumë viteve zhvillim dhe përsosje të të gjitha elementeve të linjës Note. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga Galaxy Note i parë, që prej Tetorit të 2011. Në Samsung çdo ditë shkojmë një hap më tej. Dhe kështu, hap pas hapi arritëm te Note10. Seria Note ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i inovacionit dhe teknologjisë më brilante, dhe klientët tanë e kanë vërtetuar këtë. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, çdo element i Galaxy Note10 është projektuar për të ofruar më shumë, më shpejt dhe më mirë. Note 10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje."

Galaxy Note10 vjen me një S Pen të modernizuar dhe bazohet në teknologjinë Bluetooth. Në dallim nga Galaxy Note9, opsioni i shtuar Air action ju lejon të krijoni kontrolle të personalizuara që ju mundësojnë të luani lojra ose të përdorni aplikacionet tuaja të preferuara me anë të gjesteve.

Me Galaxy Note10, krijuesit e medias dhe konsumatorët e thjeshtë mund të përdorin opsionet më të reja për të bërë video dhe foto mahnitëse - duke mundësuar që kanalet, tregimet dhe postimet e tyre të dallohen dhe të kenë impakt. Duke integruar një kombinim të teknologjisë dhe softuerit të përparuar të imazhit, Galaxy Note10 ngre videografinë dhe fotografinë në celular në nivelin tjetër. Këto pajisje inovative lejojnë përdoruesit të regjistrojnë video profesionale, mahnitëse në zë dhe në figurë, pa pasur nevojë për pajisje shtesë. Me Live Video Focus, përdoruesit mund të përqendrohen lehtësisht në subjektin që po filmojnë, ndërsa Zoom-in Mic përforcon tingujt e dëshiruar dhe izolon zhurmën e sfondit.

Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note10 + do të jenë në dispozicion në tregun shqiptar nga 23 gusht 2019. Galaxy Note10 do të jetë në dispozicion në ngjyrat Aureolë me shkëlqim, Aureolë rozë dhe Aureolë të zezë, ndërsa Galaxy Note10 + në Aureolë me shkëlqim, Aureolë të bardhë dhe Aureolë të zezë. Cmimi i sugjeruar për Note 10, 256 GB është 117’999 ALL, Note10 + 256 GB është  135’999 ALL, dhe Note10 + 512 GB është 149’999 ALL.

 

Të fundit