Flash News

KRYESORE

Selma thyn tabutë, trajnerja e parë që stërvit një ekip djemsh

Për herë të parë në Sudan një ekip futbolli trajnohet nga një femër. Klubi Al-Ahly Al-Gadare gjendet në në selinë e qytetit Gedaref në Sudan dhe menaxhohet nga Selma al-Majidi.

FIFA ka licencuar Selmen për të vazhduar karrierën e saj në futbollin arab dhe është femra e parë që ka arritur të jetë trajnere në Arabi.

Dëshira e saj ka qenë gjithnjë që të udhëheqë një ekip femrash, por kjo është e pamundur në vendin e saj, për këtë ajo ka marrë përsipër të drejtojë një ekip meshkujsh. Siç mediat e huaja raportojnë, Selma e bën mjaft mirë punën e saj dhe është e fokusuar për sukseset e ekipit.

Të fundit