Flash News

KRYESORE

SHBA dhe BE me qëndrim të unifikuar: Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht

SHBA dhe BE me qëndrim të unifikuar: Mbështesim të

Ambasada e SHBA, delegacioni i BE-së, OSBE dhe Ambasada Britanikë kanë reaguar në lidhje me protestën e opozitës para Kryeministisë. Ata mbështesin tubimin e thirrur nga Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët, teksa iu bejne thirrje qytetareve te protestojne paqesisht.

Protesta-LIVE/ 6 të lënduar te Kryeministria; Basha akuza Lleshajt: Hapja kordonit të policisë, skenar i Qeverisë. Reagojnë Rama dhe Kryemadhi

Ambasada Amerikane: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, shkruan Ambasada Amerikane.

Delegacioni i BE në Tiranë: “Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t'u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. ½. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm. 2/2”, shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.

Ambasada Britanike: “Ne mbështesim ata nga të gjitha anët që bëjnë thirrje për demonstrata paqësore. Kjo është një kohë për të respektuar sundimin e ligjit”, shkruan në Twitter ambasadori britanik, Duncan Norman.

OSBE: "Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri".

Të fundit