Flash News

KRYESORE

Sherr në PS për shkak të Valdrin Pjetrit, çfarë ndodhi në mbledhje

Sherr në PS për shkak të Valdrin Pjetrit, çfarë

Dega e Partisë Socialiste në Shkodrë ka bërë një mbledhje ku ka diskutuar në lidhje me dënimin e Valdrin Pjetrit dhe akuzave të Partisë Demokratike lidhur me të.

Në qendër të debatit ka qenë Pjetri dhe dështimi për të marrë në dorë bashkinë Shkodër pas publikimit të dokumenteve të dënimit. Mësohet se socialistët e Shkodrës, janë shprehur se emri i Pjetrit është sjellë në qytet nga qendra, pa u konsultuar me bazën dhe se propozimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë. Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar ideja e hartimit të një “memoje”, për vetë kryesocialistin Edi Rama, në të cilën do të shkruhen të gjitha pakënaqësitë e degës së PS në Shkodër.

Anëtarët i kanë kërkuar kryetarit të PS në Shkodër, Edmond Emini informacion se pse selia rozë nuk ka patur një deklaratë për mediat, për dorëheqjen e Pjetrit. Ata madje kanë kërkuar që Pjetri të ishte në mbledhje dhe të kërkonte falje para mbështetësve të tij.

Mungesa në mbledhje  e deputetëve të PS të qarkut, është cilësuar si një indiferencë dhe mungesë serioziteti.

Të fundit