Flash News

KRYESORE

Shkel Kushtetutën, paditet Presidnti Donald Trump

Shkel Kushtetutën, paditet Presidnti Donald Trump

Zyrtarët në Merilend dhe Uashington ngritën padi kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për, siç thanë, pranim të pagesave nga qeveritë e huaja përmes perandorisë së tij të biznesit.

Paditë citojnë një nen të Kushtetutës, i cili thotë se asnjë zyrtar federal nuk duhet të pranojë dhuratë ose pagesë nga një qeveri e huaj. Padia, e cila u ngrit nga prokurorët e përgjithshëm të Uashingtonit dhe Merilendit, Karl Racine and Brian Frosh, pretendon se Trump “është duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën”. “Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk kemi pasur president me këtë lloj ngatërresash biznesore ose president që nuk pranon të distancohet në mënyrë adekuate nga pronat e tij”, tha prokurori Racine. Sipas REL Shtëpia e Bardhë i mohoi pretendimet. Prokurorët Racine dhe Frosh po përpiqen të nxjerrin një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Merilend që do të ndalojë Trumpin të marrë pagesa qeveritare përtej pagës së tij.

Të fundit