Flash News

KRYESORE

Shkon 16 numri i viktimave pas shpërthimit vullkanik në Zelandën e re

Shkon 16 numri i viktimave pas shpërthimit vullkanik në Zelandën

Një shpërthim vullkani ka ndodhur ditën e hënë më 9 dhjetor në Zelandën e re. Mësohet se numri i viktimave ka shkruar në 16.

Një person i cili u dërgua në Australi për trajtim ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Ndërsa 20 të tjera po marrin shërbim mjekësor si pasojë e djegieve.

Policia e Zelandës ka ndaluar operacionin e shpëtimit për 2 persona të mbetur në White-Island pasi nuk arritën t’i lokalizonin.

Disa turistë ishin duke vizituar ishullin ditën e hënë, në momentin që nga nëntoka u çliruan papritur gaze të nxehta vullkanike që dogjën edhe 8 të tjerë.

Zelanda e Re ka 12 vullkane të shtrirë përgjatë pllakave tektonike të Australisë dhe Paqësorit.

Të fundit