Flash News

KRYESORE

Si banda e Lushnjës i rrezikoi jetën shkrimtarit Ismail Kadare

Si banda e Lushnjës i rrezikoi jetën shkrimtarit Ismail Kadare

Në vitin 2005, banda e Lushnjës kishte nisur një sërë përpjekjesh për t’u hakmarrë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit që u kishin hapur probleme. Një ndër ta ishte edhe ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, i cili kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës.

Në muajin gusht të vitit 2005, Shalës i vendosin tritol në makinë. Më datën 13 ai niset drejt Elbasanit. Pasi bëri dy ndalesa, “Top Story” raporton se ai mori një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e ftoi për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Ai shkoi aty dhe e parkoi makinën pranë.

Në mjet kishte një lëndë plasëse që nuk u aktivizua. Shkrimtari i madh shqiptar kaloi një rrezik të madh, e mund të kishte humbur edhe jetën. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër dhe ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.

Duke qenë se mjeti pati defekt, komisari ndaloi në një servis në Elbasan. Punëtori i servisit, një 17-vjeçar, nxori pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Shala e kuptoi çfarë ishte, e mori me shpejtësi dhe e hodhi tutje. Forcat xheniere çaktivizuan më pas tritolin.

Të fundit