Flash News

KRYESORE

Suli kopjon Ramën, nisma e parë simbolike si kryebashkiak i Kamzës

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka vendosur të heqë hekurat rrethues të Bashkisë së Kamzës, duke nisur nga java që vjen, per te percjelle mesazhin se institucioni u perket qyetareve

Gjesti simbolik i tij është kopjuar nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të njejtën lëvizje me kangjellat e Kryeministrisë, kur erdhi në pushtet në 2013-ën.

Suli u zgjodh kryebashkiak pas procesit të 30 qershorit, i cili u bojkotua nga opozita. Ish-deputeti i PS ishte një ndër kryebashkiakët më pak të votuar në rang kombëtar.

Ai zuri vendin e Xhelal Mziut pas 12 viteve si qytetarë i parë i Kamzës, i cili nuk e njeh "30 qershorin".

Të fundit