Flash News

KRYESORE

Tabaku publikon sms-të e gjimnazistit: U detyruan të vijnë në mitingun e PS

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon nëpërmjet rrjeteve sociale detyrimin që i është bërë sot nxënësve të shkollave të Tiranës që votojnë për herë të parë që të marrin pjesë në mitingun e Partisë Socialiste në sheshin ‘Skënderbej’.

Tabaku ka publikuar sms-të e një nxënësi i cili i tregon se si janë detyruar të marrin pjesë sot në miting.

 “Po drejtoresha e shkollës ka dhënë urdhër që vitet e treta me mësuesit kujdestarë duhet të jenë sot në orën 6 e sheshi dhe nesër na e kanë pushim”,  i shkruan  nxënësi.

“Të gjithëve ua kanë bërë pushim, apo vetëm atyre që do shkojnë atje sot?” i shkruan Tabaku.

“Ato që nuk donin të vinin zysha i tha që nesër do jeni në shkollë, ndërsa këto që do shkojnë e kanë të justifikuar ditën e nesërme”, përgjigjet sërish nxënësi. 

“Ndërkohë që paska filluar fushata elektorale, ku një ish-minister ofendon këdo që nuk është më PS si injorant, e një ministre kërkon ndryshimin (ia kërkon Ramës këtë), nxënësit e shkollave të mesme janë detyruar të shkojnë në takim dhe kush shkon në takim ka pushim nesër. Një denoncim që më erdhi nga një gjimnazist i Tiranës! Çdo gjë në funksion të pushtetit dhe shkollat, nxënësit e mësuesit! Fatkeqësi me regji qëndrore” shkruan Tabaku.

Të fundit