Flash News

KRYESORE

Thaçi: U qëndrojmë pranë turqve, gati të ndihmojmë

Thaçi: U qëndrojmë pranë turqve, gati të
Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova i qëndron afër Turqisë në këto momente të vështira, ndërsa shtoi se gjithashtu është e gatshme që të dërgojë ndihmë për ekipet e shpëtimit. “Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shkroi ai në Twitter. Si pasojë e tërmetit 6.8 ballë të shkallës Rihter, deri më tani kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur e rreth 300 të tjerë.

Të fundit