Flash News

KRYESORE

Thyen karantinën, sa u ndëshkuan nga policia gjatë 24 orëve për shkelje të masave për Covid-19

Thyen karantinën, sa u ndëshkuan nga policia gjatë 24 orëve

Shqiptarët vazhdojnë të mos u binden urdhrave për masat e marra për moslejimin e përshkallëzimit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar një sërë shkeljesh nga drejtues mjetesh, administratorë lokalesh dhe këmbësorësh.

“75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 75 mjete. Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në të gjithë vendin u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 8 administratorë lokalesh.

Po gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e vetëkarantinimit, janë ndëshkuar 2 shtetas, me masë administrative 700.000 lekë.

Gjatë orareve kufizuese për moslëvizje të këmbësorëve, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 234 shtetas, me masë administrative 10.000 lekë secili”, njofton policia.

Të fundit