Flash News

KRYESORE

Topalli: Heshtja e PD për sistemin i jep Ramës mandatin e tretë, do ftojë Bashën për bashkëqeverisje

Topalli: Heshtja e PD për sistemin i jep Ramës mandatin e tretë,

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli i sheh të papranueshme ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik, pasi sipas saj i mbyllin derën forcave të reja.

Sipas Topallit, heshtja e PD-së për këto ndryshime të socialistëve, do t’i japë Ramës mandatin e tretë dhe shtoi më tej se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë për bashkëqeverisje kryedemokratin Basha.

Topalli deklaron se nëse Partia Demokratike do të kishte një drejtues të pakorruptuar, Rama do të humbte zgjedhjet.

"Propozimet në Kodin Zgjedhor i mbyllën derën forcave dhe kandidatëve të rinj. Heshtja e PD për mbrojtjen e sistemit, do t’i japë Ramës mandatin e tretë. Më 25 prill qytetarët nuk do të kenë alternativë, do zgjedhin mes të njëjtëve emra. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet. Do të votoja po të kishte një lëvizje për ndryshim, një lëvizje për të rrëzuar këto tre oligarkë dhe do të punoja për këtë. Është dëshpëruese por i shoh edhe të frikësuar kur ata kërkojnë me çdo kusht që të mos lejojnë askënd të futen në abdomenin e tyre. Fillimi i krijimit të këtyre forcave politike ka sjellë këto ndryshime të Kodit, ato janë propozuar nga PS dhe janë mbështetur në heshtje nga PD. Unë besoj në një brez që nuk ka pse të djeg veten e vet për të mbrojtur tre kryetar partish, ndaj flas dhe prandaj do flas në cdo rast ku ka brenda ca parime, kur luftohet korrupsioni.Forcat politike futën krimin brenda në parlament kjo tregon që kërkohet përgjegjshmëri dhe forcat politike nuk e kanë bërë këtë atëherë kriza është brenda forcave politike.

Në sondazhet e fundit rezulton që qytetarët mendojnë se forcat politike janë shumë të korruptuara dhe kjo nuk ka qenë si koncept më përpara. Këto kanë mumifikuar tre kryetarë që nuk e lëshojnë postin e kryetarit dhe nuk e përdorin në interes të shqiptarëve, dhe kjo është drama e shqiptarëve”, deklaroi Topalli për AbcNews

Të fundit