Flash News

KRYESORE

Trajneri i ‘shkarkuar’ nga Shqipëria emërohet trajner i Përfaqësueses së Kosovës

Trajneri i ‘shkarkuar’ nga Shqipëria emërohet trajner i

Federata e Futbollit të Kosovës  ka emëruar ditën e sotme trajnerin e ri të përfaqësueses së Kosovës, 66-vjeçarin Bernard Challandes.

Ka qenë Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ai që ka prezantuar sot në një konferencë për median zviceranin Bernard Challendes.

Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i kontratës dyvjeçare, ndërsa debutimin e tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Challandes do ta ketë gjatë këtij muaji, më saktësisht në miqësoret kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos  që do të zhvillohen në Francë.

Challandes ka drejtuar shumë klube të njohura në Zvicër, si Zurich, Young Boys dhe Sion, dhe ka drejtuar edhe Përfaqësuesen e Armenisë gjatë viteve 2014-2015, ku u shkarkua në 2016 pas humbjes me Shqipërinë.

Të fundit