Flash News

KRYESORE

“U kry”, Veliaj falënderon mbështetësit dhe kundërshtarin e tij

“U kry”, Veliaj falënderon mbështetësit dhe

Pas konfirmimit për herë të dytë si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka kursyer falënderimet për votuesit.

Veliaj falënderoi edhe kundërshtarin e tij, Arben Skënderajn dhe u shpreh se tani është koha për të përveshur mëngët sërish për më shumë punë, e vëllazëri, përtej ndasive.

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!  Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKË”, shkruan Veliaj.

Veliaj u shpall fitues me 152,230 vota, ndërsa Arben Skënderaj mori vetëm 9,364 vota.

Të fundit