Flash News

KRYESORE

U tundua nga Bayerni, talenti anglez tregon pse refuzoi gjermanët

U tundua nga Bayerni, talenti anglez tregon pse refuzoi gjermanët

Bayern Munchen kërkonte me ngulm talentin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi. Gjermanët donin ta rrëmbenin që në merkaton e janarit, por i riu hodhi firmën në kontratën e re.

Historia me Odoi mbaroi dhe tashmë nuk ka më vend për spekulime. 19-vjeçari e pranon hapur se donte të largohej. Ai dëshironte një aventurë të re jashtë Anglisë.

“Nuk mund të them se isha pranë largimit, por më tundonte ideja e një eksperience të re dhe kisha një mendim për t’u larguar. Ajo që ndodhi në janar, ndodhi. Unë rinovova me Chelsea dhe jam i lumtur që jam këtu tani. Gjithçka po shkon shumë mirë”, - tha talenti i Bluve të Londrës.

Të fundit