Flash News

KRYESORE

UEFA, aman! Kujt po i intereson njoftimi për emrin Euro 2020?

UEFA, aman! Kujt po i intereson njoftimi për emrin Euro 2020?

Pak të thuash amatore apo anormale sjellja që bëri UEFA në ditën e sotme. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë njoftoi para pak orësh se kishte vendosur të linte emrin e Europianit "Euro2020" edhe pse do të luhet në vitin 2021.

UEFA doli pak më parë me një tjetër reagim. "Ju kërkojmë falje për gabimin e mëparshëm, por e bëjmë të qartë se ende nuk ka ndonjë vendim për emrin e Europianit që do të mbahet në vitin 2021. Tweeti i mëparshëm ishte një gabim", - shkruhet në deklaratë.

Shkrimet të tilla duken tallje, pasi momentalisht askush nuk e ka mendjen te futbolli dhe aq më pak tek emri i Europianit të ardhshëm. Bota është përulur përpara COVID-19, ndërsa në zyrat e UEFA-s bëjnë gallatë!

Të fundit