UEFA/ Van Dijk shpallet Lojtari i Vitit, mund Messi-n dhe CR7-ën

Mbrojtësi i Liverpool-it Virgil van Dijk fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit nga UEFA për sezonin 2018/19. Holandezi triumfoi në këtë garë ndaj kandidaturave si Cristiano Ronaldo, i cili e ka marrë këtë çmim 3 herë, si edhe ndaj Lionel Messi-t, që e ka fituar dy herë.

Lojtari 28 vjeçar zhvilloi një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampioneve vjet dhe ndihmoi të kuqtë në fitimin e titullit kampion.

Por duhet thënë se çmimet për sezonin shkuar i dominoi Liverpool-i. Van Dijk u përzgjodh edhe si mbrojtësi më i mirë, ndërkohë që gardiani Alisson u vlerësua si portieri më i mirë.

Anglezja Lucy Bronze mori çmimin e futbollistes së vitit nga UEFA. Anglezja luan në Francë me skuadrën e Lionit.

10-shja më e mirë

1 Virgil van Dijk (Liverpool & Netherlands – 305 points

2 Lionel Messi (Barcelona & Argentina) – 207 points

3 Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugal) – 74 points

5 Sadio Mané (Liverpool & Senegal) – 51 points

6 Mohamed Salah (Liverpool & Egypt) – 49 points

7 Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgium) – 38 points

8= Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Netherlands) – 27 points

8= Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Netherlands) – 27 points

10 Raheem Sterling (Manchester City & England) – 12 points

Fituesit e mëparshëm

Previous Winners

2018 – Luka Modric (Real Madrid)

2017 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

2016 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

2015 – Lionel Messi (Barcelona)

2014 –  Cristiano Ronaldo (Real Madrid)