Flash News

KRYESORE

Ushqim apo seks? Kë zgjedhin meshkujt

Ushqim apo seks? Kë zgjedhin meshkujt

Shprehja “dashuria e burrit kalon nga stomaku” duket se nuk është shumë e saktë. Të paktën kështu thonë studimet e fundit që tregojnë se nëse duhet të zgjedhin mes seksit dhe ushqimit, burrat do të zgjedhin të parën.

Kërkimet thonë se truri i mashkullit është i prirur të kërkojë për seks edhe në kurriz të një ushqimi të mirë, me neurone specifike që e tejkalojnë dëshirën për të ngrënë. Nga ana tjetër, femrat nuk kanë të njëjtat neurone, çka çon në mendimin se për to seksi vjen në vend të dytë pas ushqimit.

Megjithëse këto neurone janë gjetur në trurin e krimbave “nematode”, shkencëtarët e Kolegjit Universitar të Londrës, thonë se mekanizma të ngjashëm punojnë edhe tek njerëzit. Kjo provon se truri i mashkullit punon ndryshe nga ai i femrës.

“Megjithëse nuk kemi parë tek njerëzit, truri i mashkullit ka neurone që nuk ndodhen në trurin e femrës dhe anasjelltas. Kjo shkakton edhe ndryshimet në mënyrën se si dy gjinitë e perceptojnë botën dhe përparësitë e tyre në sjellje”, thonë shkencëtarët.

Të fundit