Flash News

KRYESORE

Veliaj: Fundi i emergjencës së pas tërmetit në Tiranë me “mbylljen” e palestrave dhe qendrave sociale

Veliaj: Fundi i emergjencës së pas tërmetit në Tiranë

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se situata e emergjencës nga tërmeti në kryeqytet mbyllet me zbrazjen e palestrave dhe qendrave sociale nga banorët e prekur nga tërmeti dhe vendosja e tyre në banesa me qira të paguar për një vit nga shteti.

Sipas kryebashkiakut, nga rreth 1 mijë persona, vetëm 8% nuk janë paraqitur deri tani.

“Sot e mbyllëm me “Ismail Qemalin”, pra mbaroi kriza dhe u mbyll palestra dhe njerëzit kanë hyrë nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës, nga konviktet e vjetra të Qytet Studentit dhe shtëpitë e vjetra të Saukut.

Nesër mbyllim edhe palestrën e “Betim Mucos” sepse edhe ata kanë filluar të marrim qiratë, kështu që pjesë e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave, qendrave sociale, ku secili është më mirë në shtëpi se sa në çadër.

922 nga 1 miijë familje janë sistemuar. 8 % ka mundësi o të jenë jashtë o në qytet tjerë, janë pakicë që janë identifikuar si të dëmtuar dhe të evakuuar dhe nuk janë paraqitur”, u shpreh Veliaj.

Të fundit