Flash News

KRYESORE

Vera e yjeve botëror/ Rita Ora, Dua Lipa, Martin Garrix, Daddy Yankee dhe Enrique Iglesias do të performojnë të gjithë në Tiranë

Vera e yjeve botëror/ Rita Ora, Dua Lipa, Martin Garrix, Daddy Yankee dhe

Kjo verë në Tiranë do të mbahet mend gjatë. Disa prej artistëve më të dëgjuar të momentit, me hite që kanë thyer rekorde në të gjithë botën, do të performojnë përpara publikut shqiptar.

Prej kohësh përfliteshin emrat e disa artistëve, ndërkohë që prezenca e disa prej tyre është konfirmuar tashmë.

Bashkia e Tiranës njofton se më 1 qershor do të zhvillojë koncert në Tiranë këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, fitues i fundit i Sanremos dhe pjesëmarrës në Eurovision. Bashkia ka konfirmuar edhe koncertin e Rita Orës më 3 qershor, ndërkohë që paralajmëron evente të ngjashme në muajt korrik dhe gusht.

Është konfirmuar gjithashtu një koncert i Daddy Yankee në muajin korrik dhe në media flitet për një koncert të përbashkët të Dua Lipës, Stanaj dhe Martin Garrix në muajin gusht. Emri i Enrique Iglesias qarkullon gjithashtu si performues në Tiranë gjatë kësaj vere, si dhe organizimi i një koncerti të muzikës elektronike në fund të muajit gusht.

Koncertet në Tiranë

Ermal Meta – 1 qershor (Konfirmuar)

Rita Ora – 3 qershor (Konfirmuar)

Daddy Yankee – 27 korrik (Konfirmuar)

Dua Lipa; Martin Garrix; Stanaj – 18 gusht (E pakonfirmuar)

Electric Albania – 28 gusht (E konfirmuar)

Enrique Iglesias – Në fund të muajit gusht (E pakonfirmuar)

Të fundit