Flash News

KRYESORE

Video/ Pritet me protesta në Durrës, Lleshaj qesh dhe replikon me studentët: Ju e caktoni se ku shkoj unë?

Video/ Pritet me protesta në Durrës, Lleshaj qesh dhe replikon me

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me protesta gjatë një takimit që zhvilloi sot në Durrës.

Ndërsa do të zhvillonte një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Portin e Durrësit, ai është përballur me një grup të rinjsh nga FRPD, të cilët protestuan, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që u lëshua në protestat e opozitës, ashtu si edhe në rastin e fundit më 16 mars.

“Turp, turp, trup... na keni helmuar me gaz, për çfarë keni ardhur këtu, jeni qeveri ilegjitime”, i drejtohet njëri nga të rinjtë protestues, ndërsa Lleshaj siç duket, i pret i buzëqeshur notat e protestave dhe u replikon duke u thënë : Ju e caktoni se ku shkoj unë?

Lleshaj nuk u është përgjigjet të gjitha pyetjeve të të rinjve, por  ka preferuar të largohet, i rrethuar nga truprojat.

Ndiqni videon dhe reagimin e ministrit, kur pritet me protesta:

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-19-at-11.45.06.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-19-at-11.58.22.mp4"][/video]

Të fundit