Flash News

KRYESORE

Zbulohet asteroidi pranë Diellit

Zbulohet asteroidi pranë Diellit

Është zbuluar një asteroid që orbiton shumë pranë Diellit. Ai një orbitë ndryshe nga të tjerët dhe është trupi qiellor që i është afruar më shumë yllit tonë i zbuluar ndonjëherë. Madje trajektorja e tij është shumë më afër në krahasim me atë të Afërditës, që është edhe planeti i 2 i sistemit tonë.

Asteroidi është quajtur 2019 AQ3 dhe sipas përllogaritjeve të astronomëve i duhen vetëm 165 ditë për të përmbushur një rrotullim rreth diellit, ndërsa Afërditës i duhen 225 ditë. Por ende nuk ka informacione të sakta për përmasat e tij, që shkencëtarët aludojnë se mund të jenë përreth 1.6 km diametër.

Sipas ekspertëve të Institutit Teknologjik të Kalifornisë ky asteroid nuk përbën kërcënim për planetin tonë.

Të fundit