Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i Presidentit sulmon Spiropalin: E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin e OSBE/ODIHR

Zëdhënësi i Presidentit sulmon Spiropalin: E ftojmë të

Mazhoranca ka rrëzar sot 8 dekretetet e Presidentit Meta, i cili kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend të dy ligjeve, për ndërtimin përmes formulës së Partenritetit Publik Privat të dy akseve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila nga kuvendi tha se "Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin."

Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan:

“Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën”.

Postimi i plotë i Blushit

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Sot në Kuvend Spiropali deklaronte:

“Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave.”

Të fundit