Flash News

KRYESORE

Zotohet Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, braktis parlamentin dhe Shqipërinë

Zotohet Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, braktis parlamentin dhe

Deputeti i opozitës parlamentar, Ralf Gjoni është shprehur se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të largohet nga parlamenti dhe vendi. Në emisionin Repolitix, ai e cilësoi si betejën e tij të fundit, ndërsa nuk përjashtoi krijimin e një lëvizje të re politike.

"Unë këtë e shoh si betejën tonë të fundit, nuk kemi tjetër. Ju do të shihni spektakël në parlament, orën e së vërtetës. Kemi SPAK-un dhe BKH-në, shqiptarët presin hetimin për shumë emra që kanë qenë në poste zyrtare nga këto parti që po mbajnë peng këtë. Jemi në prag të një katastrofe demografike.

Nëse ne nuk arrijmë këtë betejë, që unë e quaj të fundit politike, unë nuk kam për të bërë tjetër nëse nuk fitojmë sistemin zgjedhor, atëherë unë bashkë me miqtë e mi do të largohemi jo vetëm nga ky parlament, por edhe nga ky vend. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike", sqaroi ai.

Të fundit