Flash News

KRYESORE

Zyrtari amerikan flet për 'pronarë mediash që shantazhojnë biznesin e huaj'. A janë të njëjtët që Ambasada u ka refuzuar vizat?

Zyrtari amerikan flet për 'pronarë mediash që

Drejtori i Zyrës së Marrdhënieve me Publikun në Ambasadën amerikane në Tiranë, Brian Beckmann, në  një takim me studentët e Gazetarisë të Univeristetit Beder, ka folur për shantazhe të pronarëve të medias kundër bizneseve ndërkombëtare.

"Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me infuencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre personale".

Beckmann u ka thënë studentëve se, në Shqipëri ekziston një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. "Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet", ka shtuar ai.

Zyrtari amerikan ka vënë në dukje se lajmet shkruhen dhe raportohen të pabazuara në të gjitha faktet  e vlefshme, pro me informacione të pjeshme, të shtrembëruara gjë që, sipas tij, bëhet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri.

Media përdoret me qëllimin e arritjes së asaj që duan, tha Beckmann i cili shtoi se takimet ditore editoriale në Shqipëri duhet të fillojnë me pyetjen “Cila është historia (lajmi) që duhet të tregojmë?”. Kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të Zyrës së MP në Ambasadë, ndërkohë që pyetja që bëhet është “Kujt do t’i vihemi nga pas sot?.

Duke përdorur pikërisht atë teknikë (me vetëdije) që Beckmann qorton në fjalën e tij para studentëve, pra faktet e pjesshme, Politiko.al nga burime të pakonfirmuara, por të mirëinformuara, është prej kohësh në dijeni të informacionit se, disa pronarë mediash të mëdha në Tiranë u janë refuzuar vizat amerikane.

Duke qenë se, gazetarisë i duhet të bëjë edhe rolin e interpretit për publikun, a munden, si gazetarët edhe lexuesit të ngrenë dyshimin e arsyeshëm se ata që z. Beckmann përmend në fjalën e tij si 'shantazhues të biznesve ndërkombëtare" janë të njëjtët që Ambasada u ka refuzuar vizën?

Të fundit