Flash News

KRYESORE

20 punësime në Hekurudhë brenda pak ditësh, Mandija për Dervishaj: Merrni masa ose do të bëjmë kallëzim

20 punësime në Hekurudhë brenda pak ditësh, Mandija për

Brenda 20 ditëve, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka punësuar 20 vetë. Ky fakt është konstatuar nga zv/kryeministrja e PD dhe drejtuesja e Task-Forcës Ledina Mandija, e cila i ka kërkuar informacione dhe marrjen e masave Ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj, ose në të kundër thotë se do të bëjë kallëzim në Prokurori.

Sipas deklaratës, kontratat janë lidhur nga data 25 maj deri më datë 12 qershor, ku janë punësuar 20 persona. Sipas Kodit Zgjedhor, nuk lejohen emërimet gjatë fushatës zgjedhore.

“Për këtë arsye, zv/Kryeministrja i ka kërkuar ministrit z. Sokol Dervishi të marr masat për të bërë verifikimet e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjësive disiplinore të  çdo nëpunësi dhe për ta vënë në dijeni në mënyrë të menjëhershme për rezultatet e  gjetura dhe masat e marra si dhe  në rast se konstaton që kjo problematikë nuk do te ndiqet me përparësi, zyra e zëvendëskryeministres do t’i dërgojë materialet përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Po sot zyra e zv/Kryeministres ka marrë shqetësime nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës që po ushtrohet trysni për të marrë pjesë në aktivitet elektoral që do të mbahet sot.

Për këtë arsye, i është kërkuar ministrit Dervishi të bëjë menjëherë verifikimet e nevojshme dhe të marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni të kundërligjshëm, si dhe të informojë zyrën e Zv/Kryeministres në një kohë sa më të shpejtë.

Të fundit