Flash News

KRYESORE

400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë nga shitja e ‘Telekom Albania’

400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë nga shitja e

Shitja e ‘Telekom Albania’ rrezikon që 400 punonjës të mbeten të papunë.

“Nga mbyllja e operatorit të kaluar u mbyllën 255 vende pune dhe nga mbyllja e këtij operatorit që rrezikon ose të shitet sepse nuk dihet fati i punonjësve, janë 400 punonjës që rrezikohen të mbeten pa punë”, shprehet Kreu i Sindikatës së Postë Telekomit Shqiptar Renato Muçaj.

Ai thotë se shtetit duhet të ketë një strategji për punësimin e këtyre njerëzve, ndërsa shprehet kundër edhe shitjes së ‘Telekom Albania’ tek kompania serbe.

“Dhe në opinionin tonë mund të bëjë një rrezik për sigurinë kombëtare. Por, ne jemi shumë të shqetësuar çfarë do të ndodhë me punonjësit”, tha Muçaj.

 

 

Të fundit