Flash News

KRYESORE

5 qershori, Vasili publikon e-mailet me Gjiknurin: Rama mashtron, nuk kishte asnjë pretendim për marrëveshjen

Nënkryetari i LSI, njëherësh anëtar i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtron sa i takon ndryshimeve kushtetuese të miratuara së fundmi me opozitën e re.

Sipas Vasilit, referuar edhe nga e-mailet e shkëmbyera me përfaqësuesin e PS, Damian Gjiknuri, Rama në atë kohë nuk kishte asnjë pretendim për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkatërrimin e marrëveshjes se 5 qershorit.

Përfaqësuesi i Rames ne Këshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) këtij Këshilli se nuk ka asnjë pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.

Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetute, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille.

Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim”, shkruan Vasili.

Të fundit