Flash News

KRYESORE

6 fitore në 6 ndeshje, Bayern bën Tottenham-in me makthe

6 fitore në 6 ndeshje, Bayern bën Tottenham-in me makthe

Bayern bëri ndeshjen më spektakolare të vitit ndaj Tottenham-it me trajner Niko Kovacin në Angli dhe po kështu qe edhe ndeshja e sotme në Mynih me trajner Hansi Flickun. Bavarezët fituan 3-1 me gola të Coman, Muller dhe Coutinho, duke e mbyllur fazën e grupeve vetëm me fitore.

24 gola të shënuar dhe 5 të pësuar - ky Bayern duket perfekt, edhe pse një lajm të keq e mori. Pasi shënoi gol, Coman duhej të linte fushën për shkak dëmtimi dhe ishte realisht një dëmtim serioz.

Në ndeshjet e tjera, vlen të përmendet fitorja 5-0 e PSG ndaj Galatasarayt. Mbappe, Neymar, Cavani dhe Icardi shënuan secili nga një gol (dhe një Sarabia), si për të treguar se parisienët kanë sulmin më të kompletuar në planet. Ndeshja e tyre ishte spektakolare ndaj turqve.

Atletico Madrid, ndërkohë, fitoi 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës, ndërsa Olympiacos fitoi 1-0 ndaj Crvna Zvezdës.

Të fundit