Flash News

KRYESORE

 766 viktima me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Itali

 766 viktima me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në

Italia vazhdon të jetë i pari vend në botë me më shumë të vdekur me koronavirus. Numri i viktimave është bilanc tragjik nga dita në ditë dhe shifrat janë të frikshme.

Në komunikimin e përditshëm, autoritetet italiane kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 766 viktima, duke e rritur sërish numrin e tyre nga dita e djeshme.

Në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 14,681 dhe 4,068 prej të infektuarve janë në gjendje kritike për jetën.

Sa i përket të infektuarve, Italia numëron deri tani 119,827 persona të infektuar dhe gjendja është më kritike në SHBA, ku momentalisht është vendi i parë në botë me më shumë të infektuar.

Të fundit