Flash News

KRYESORE

A do kthehen në Shqipëri fëmijët e Lavdrim Muhaxherit?

A do kthehen në Shqipëri fëmijët e Lavdrim Muhaxherit?

110 persona janë rikthyer në Kosovë nga Siria, ku kanë qëndruar gjatë konfliktit civil. Në mesin e të kthyerve janë 4 ish-luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, 9 prej tyre pa prindër.

Mediat kosovare janë interesuar nëse edhe fëmijët e Lavdrim Muhaxherit, terroristit të ISIS, i vrarë gjatë luftimeve, janë në grupin e personave të kthyer. Por sipas autoriteteve ata nuk kanë mbërritur në Prishtinë.

Mësohet se Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria, ndaj ajo dhe fëmijët nuk ndodhen në Kosovë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë njoftuar për ndonjë plan për rikthimin e personave nga Siria, ku midis tyre do ishin edhe fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Të fundit