Flash News

KRYESORE

A ishte sinjal për amerikanët deklarata e Bashës për Gjykatën Kushtetuese?

A ishte sinjal për amerikanët deklarata e Bashës për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shikojnë Gjykatën Kushtetuese si institucionin që do të rregullojë ligjërisht debatin e madh në Shqipëri, nëse zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime apo jo.

Në këtë mënyrë, do t’i jepet fund edhe krizës. Vetë zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer deklaroi para disa ditësh se: “pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.”

Kjo ishte përgjigja e tij ndaj pretendimeve të opozitës për rregullsinë e zhvillimit të zgjedhjeve bashkiake të 30 qershorit.

Por kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e shikon ndryshe çështjen e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai mendon se shqiptarët nuk duhet që të presin krijimin e këtij institucioni që të mund të bëhet drejtësi, pasi kjo nuk ka kuptim.

“Qëndrimi që le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.” shkroi Basha në Facebook.

A mos është një sinjal për amerikanët kjo deklaratë e Bashës, se ata e shikojnë ndryshe Gjykatën Kushtetuese?

Të fundit