Flash News

KRYESORE

A po kalojnë një romancë Bradley Cooper me ish-bashkëshorten e Ben Affleck?

Jennifer Garner, aktore shumë  e njohur dhe e dashur për publikun në gjithë botën (shumica e njohin si ish-bashkëshorten e Ben Affleck) ka pritur së fundmi Bradley Cooper dhe vajzën e tij 3-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper për të shijuar disa ditë në Malibu.

Për dy aktoret nuk ka ndonjë detaj rreth raportit të tyre apo ata vetë të kenë konfirmuar ndonjë gjë, por kjo ka ngjallur dyshime tek ndjekësit megjithatë dukej se Jennifer kujdesej maksimalisht për të voglën e Bradley.

'TMZ’ shkruan se dy aktorët kanë shijuar kohën bashkë duke marrë vëmendjen e ndjekësve indivudualë të tyre.

Kujtojmë se Cooper i dha fund raportit me modelen e njohur, Irina Shayk verën e kaluar, ndërsa Garner u nda disa muaj më parë nga lidhja dy vjeçare me John Miller.

Jennifer ka qenë e martuar më parë me Ben Affleck, me të cilin ka dhe tre fëmijë, Violet, Seraphina Rose dhe Samuel Garner Affleck.

 

Të fundit