Flash News

KRYESORE

Abuzimi me tenderat/ Prokuroria merr në pyetje Ylli Manjanin

Abuzimi me tenderat/ Prokuroria merr në pyetje Ylli Manjanin

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin,  sa i përket dosjes së dyshimit të abuzimit me tenderë.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pasi dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.

Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar. Përveç Manjanit, Prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e i ish-ministrave të tjerë, Petrit Vasilit dhe Gazmend Bardhit, ndërsa janë në proces verifikimi.

Të fundit