Flash News

KRYESORE

Adrola Dushi celebron lidhjen me politikanin në festën e 27-vjetorit, si ia ruajtën miqtë sekretin

Adrola Dushi festoi pak ditë më parë ditëlindjen në Dhërmi, ku gjatë festës luksoze të ftuarit u kujdesën që të mos dilte asnjë foto e të dashurit të saj nga Kosova, ish-kandidati për deputet në Kosovë, Albin Gashi, djali i avokatit të njohur, Tomë Gashi. E veshur me një fustan gold, një ditë pas ditëlindjes së mikes së saj, Xhesika Berberi, Adrola festoi 27-vjetorin. ‘Vajza e ditëlindjes’ zgjodhi që ta bëjë të paharrueshme këtë ditëlindje, ndërkohë që financuesi ishte pikërisht i dashuri i pasur, edhe pse nuk doli aspak në skenë shkruan Panorama Plus. Prania e tij nuk u pa as në albumin e fotove që Adrola postoi në Instagram, ku ra në sy prania e shumë personazheve të njohur nga Prishtina, miq të të dashurit të saj. Gjithçka duket e menduar në detaj, teksa Adrola mblodhi rreth vetes njerëzit e saj më të dashur, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Modelja , e cila la Amerikën për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin, realizoi shumë video nga festa, ku më shumë sesa ditëlindje, ishte “zyrtarizimi” i dashurisë me biznesmenin. Ndërkohë që lart e poshtë përflitej se Adrola është në një lidhje dashurie me ish-kandidatin për deputet në Kosovë, Albin Gashi, miqtë e tyre e dinë të sigurt këtë. Por Albini është diskret dhe deri tani nuk ka preferuar të dalë hapur apo t’ia bëjë dhuratat publike në rrjetet sociale, siç bëri mikesha e saj, Xhesika Berberi. Këtë Shën Valentin, modelja Adrola Dushi dhe rokeri Eugent Bushpepa u prezantuan si çift romantik të dashuruarish, brenda 4 minutave të klipit të ri të artistit, me titull “Stay with me tonight”, një prezantim që shkaktoi konfuzion në publik. E pas aludimeve se mes tyre kishte nisur një romancë, përderisa nuk i kursyen puthjet dhe përkëdheljet në publik, mediat e Kosovës zbuluan historinë e re të dashurisë së modeles me Albin Gashin, ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës. Sipas “Magazina.al”, Adrola 27- vjeçare ka nisur një lidhje me Gashin, ish-kandidatin 31- vjeçar për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas së njëjtës medie, Adrola dhe Albini ishin fotografuar së bashku në Prishtinë dhe janë parë shpesh në publik, duke u prezantuar te miqtë si partnerë të vërtetë, që e kanë marrë shumë seriozisht këtë lidhje mes tyre. Madje, në disa komente thuhet se Adrola ka rënë kokë e këmbë brenda, pasi ka lënë jetën e vështirë dhe plot sakrifica në SHBA, për t’u rehatuar pranë të dashurit të ri.
 
View this post on Instagram
 

Faleminderit të gjitheve qe ma zbukuruat diten time te lindjes dhe ma bete 27 vjetorin tim të paharrueshëm🙏❤️

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Të fundit