Flash News

KRYESORE

Agron Duka jep detaje: Tentativat e Metës dhe të ndërkombëtarëve për krizën politike

Agron Duka jep detaje: Tentativat e Metës dhe të

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka ka zbuluar se ka pasur tentativa nga presidenti Ilir Meta për të ulur palët në bisedime, por kanë rezultuar të pasuksesshme. Në emisionin Byro Politike, për Dukën zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa opozitën janë farsë dhe vetëm zvarrisin më tej krizën politike.

Ka pasur tentativa [nga Ilir Meta] por të pasuksesshme, të dështuara. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë farsë dhe vetëm zvarrisin krizën. Unë mendoj se nëse palët politike lëshojnë nga pushteti i tyre, gjithçka mund te rregullohet për 6 muaj”, deklaroi Duka.

Ndërkohë në emisionin Arena, ai sqaroi se ka pasur kontakte me ndërkombëtarët dhe se qëndrimet e tyre për vendimin e opozitës, kanë ndryshuar në favor të tyre.

Personalisht kam pas kontakte dhe me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Ka një farë ndryshimi të gjuhës së tyre. Pasi opozita mori vendimin për mandatet, te gjithë ishin kundër; askush nuk e mirëpriti daljen nga parlamenti, por pasi opozita dha argumentet e veta, kanë filluar të ndryshojnë qëndrim. Ata kërkojnë dialog, por dialogun dhe rikthimin e stabilitetit e ka në dorë mazhoranca dhe jo opozita”, pohoi Duka.

Të fundit