Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën qytetari

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën qytetari

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korcë-Bilisht.

Sipas burimeve zyrtare shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht.

Ky i fundit ishte duke lëvizur në rrugë me kalë  dhe si pasojë  e aksidentit ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit